Google ADS

BDI me një deputet më pak, Ismail Jahoski do të veprojë i pavarur në Kuvend

11:36 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

BDI do të ketë një deputet më pak në Kuvend, pasi Ismail Jahoski që u zgjodh në njësinë e pestë zgjedhore nga kjo parti, ka vendosur të veprojë si i pavarur.

Siç qëndron në faqen e Kuvendit, Jahoski nuk figuron në listën e deputetëve nga radhët e BDI-së, por në listën e deputetëve të pavarur.

Jahoski në opinion njihet si një nga politikanët më të pasur në Maqedoni.

Ai disa herë ka qenë kryetar i Komunës së Pllasnicës, ndërsa është pronar i një kompanie në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme