BDI, kundër Ligjit për Mbrojtje Sociale

17:13 | 14 Mars 2019
Arbresh.info

Më shumë se 25 mijë familje janë duke pritur miratimin e Ligjit për Mbrojtjen Sociale. Aktivistët për luftën kundër varfërisë i kanë bërë thirrje kreut të Kuvendit Talat Xhaferi që të vendosë ligjin në rendin e ditës.

Përfitimet për këto familje do të ishin që në muaj të fitojnë nga 9 deri në 11 mijë denarë, nëse familja ka një fëmijë që shkon në shkollë. Për momentin këta njerëz jetojnë me më pak se 50 euro në muaj.

z. Talat Xhaferi, e di se ju jeni të shqetësuar për gjendjen e parlamentarëve, se kur ata të përfundojnë me funksionin e tyre nuk do të futen në kontejnerë. Ne duam të themi se qytetarët tanë që kërkojnë ndihmën tonë, ata futen në kontejnerë dhe me të ardhurat që i marrin, janë të dënuar me to dhe nuk kanë të drejtë të marrin ndihmë sociale”- tha Zoran Bikovski, Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Aktivistët thonë se janë të vetëdijshëm se me Ligjin e ri, kategoritë e cenueshme të qytetarëve nuk do ta mposhtin varfërinë, por sigurisht se jeta e tyre do të lehtësohet shumë më tepër. Ata besojnë se me zgjidhjen ligjore shërbimet sociale do t’u mundësojnë qytetarëve të varfër të marrin pjesë në mënyrë aktive në tregun e punës.

Pikërisht kjo reformë sociale duhet të japë siguri sociale, aktivizimin dhe përfshirjen e qytetarëve të përjashtuar nga socialja. Mjaft kishte premtime, është e nevojshme të realizimit të reformave sociale. Varfëria është e vetmja që i bashkon ata pavarësisht nga përkatësia etnike ose çdo lloj përkatësie tjetër”- pohoi Sashko Jovanov -Platforma Maqedonase Kundër Varfërisë.

Burimet nga grupi parlamentar i BDI-së për Alsat thonë se ligji nuk është në procedurë parlamentare, sepse integristët konsiderojnë se përmban mospërputhje dhe është ende në proces të përpunimit. Kur të pranohet forma përfundimtare, do t’iu dorëzohet deputetëve. Përndryshe, të dhënat e Platformës për luftë kundër varfërisë tregojnë se rreth gjysmë milion njerëz jetojnë nën kufirin e varfërisë. Një familje katër anëtarësh konsiderohet e varfër nëse gjatë vitit nuk kalon të ardhurat e përgjithshme prej 164 mijë denarëve. Individ i varfër është ai që e kalon ditën me më pak se 100 denarë për të gjitha nevojat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme