Deputeti i BDI-së Artan Grubi, ka konfirmuar sot zyrtarisht se Qeveria ka dorëzuar në Kuvend propozimet për t’i plotësuar vendet e zbrazëta në Qeveria dhe në këtë mënyrë do të plotësohet kabineti qeveritar.
“Propozimet për plotësim të vendeve të zbrazëta në Qeveri, ministra dhe zëvendës ministra, tashmë janë dorëzuar në Kuvend dhe besoj që do të zgjidhen të hënën.” ka thënë Grubi duke bërë të ditur tejkalimin e ngërçit në koalicion.
Për Ministër të Shëndetësisë është propozuar Venko Filipçe, për Ministër pa resor – për zbatim të strategjisë për integrim të romëve, Aksel Ahmedovski, për zëvendës Ministër për Bujqësi, Blage Cvetkoviq si dhe zëvendës Ministër për Arsim, Arbër Ademi.
Ditë më parë, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela refuzoi ofertën për të drejtuar postin e Zëvendës Kryeministrit për Reforma në shtet me ç’rast duket se ka vet përjashtuar vetën nga shumica parlamentare.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe