Grupi parlamentar i BDI-së kërkon të shkarkohet anëtari i Lëvizjes Besa në Komisionin për emërime dhe shkarkime, Fadil Zendeli dhe në vend të tij të emërohet Ejup Halimi nga BDI, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zendeli thotë se me këtë propozim eliminohet opozita shqiptare në këtë komision dhe rrezikohen vlerat demokratike. Ai madje paralajmëroi se pas këtij propozimi nuk do të marrë pjesë në seancat e Komisionit.
“Kur nga ana e kryesuesit u lexua kërkesë e tillë, unë kërkova pushim dhe e lëshova sallën. Sepse kur me praninë time ka kuorum për seancë, kjo është akt i turpshëm nga ana e shumicës parlamentare, deputetët që ishin të pranishëm nga grupi i LSDM-së dhe partnerëve të tyre, BDI. Është keqpërdorur demokracia, gjegjësisht kishte tentativë të rrezikohet vlera demokratike dhe politike e këtij institucioni”, deklaroi Zendeli./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...