BDI-ja beson se ka realizuar pesë shtyllat kryesore nga premtimet parazgjedhore gjatë këtij një vjetori të qeverisjes.
Ata shprehen të kënaqur nga puna e deritanishme në ekzekutiv duke shtuar se u mbeten edhe 3 vite të tjera për përmbushjen e premtimeve të mbetura. Pesë shtyllat zgjedhore të BDI-së në zgjedhjet e 2016-tës ishin barazia ekonomike, vendimmarrja konsensuale, shqipja zyrtare në tërë territorin, sundimi i shtetit ligjit dhe anëtarësimi në NATO.
“Vlerësoj që shumica e premtimeve tona zgjedhore nga programi të cilin e kemi premtuar në zgjedhjet e 2016-tës, në veçanti pesë premtimet kryesore që i kishim janë realizuar siç është barazia gjuhësore, marrëveshja me fqinjin, Bullgarinë, avancimi dhe pothuajse përfundimi i negociatave me fqiun tonë Greqinë dhe zhvillimin ekonomik. Sa u takon projekteve infra-strukturore duhet t’u përkujtoj juve dhe qytetarëve se kjo qeveri ka mandat 4 vjeçar dhe është e përbërë nga partnerët e koalicionit” – deklaroi Artan Grubi, anëtar i Kryesisë qendrore të BDI-së.
Grubi pranon se çështja e fuqizimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve mund të mbetet në këtë gjendje deri në përfundimin e mandatit të Presidentit Gjorge Ivanov në vitin e ardhshëm.
A do të thotë kjo se edhe për tetë muaj të tjera ky mund të quhet një premtim i parealizuar?
“Jo absolutisht, jo. Sepse atë që e kemi premtuar ne, tashmë e kemi realizuar. Ne e miratuam në Kuvend jo një herë por tre herë. Sa na takon neve, ne e kemi përfunduar punën me ligjin për përdorimin e gjuhëve në Kuvend. Pritet zhbllokimi nga ana e vetëm një personi i cili deshi apo nuk deshi, nuk ka edhe shumë kohë të rri aty ku është” – u përgjigj Artan Grubi, anëtar i Kryesisë qendrore të BDI-së.
Sa u takon premtimeve të cilat u shkruan në Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare por edhe në disa programe parazgjedhore të BDI-së, rreth ndryshimit eventual të himnit, flamurit dhe simboleve shetëtrore, Grubi thotë se si tema do të hapen deri në fund të këtij mandati.
“Nuk e kemi shkopin magjik që t’i zgjidhim të gjitha çështjet një dekadëshe brenda një viti. Unë vlerësoj që në trevjeçarin e ardhshëm të kësaj qeverie do të hapen edhe këto tema dhe uroj që kohezioni shoqëror të cilin e ndërtojmë do të reflektojë edhe në tekstin e himnit, edhe në çështjet tjera të cilat ju i ngritët” – tha Artan Grubi, anëtar i Kryesisë qendrore të BDI-së.
Sa u takon premtimeve të BDI-së por edhe LSDM-së për zhvillim të barabartë rajonal, gjë që duhet të ishte veçanërisht në favor të rajoneve me shumicë shqiptare si më pak të zhvilluara, Grubi thotë se në Kuvend nuk ka pasur asnjë aktivitet. Por ai shton se në parti është ndërtuar strategji dhe kjo temë është caktuar si prioritet për tre vitet e ardhshme.
Për statusin e ish ushtarëve të UÇK-së, Grubi thotë se është në proces zgjidhja e statusit të tyre ligjor, por, sipas tij, pjesa më e madhe e tyre janë të sistemuar në institucione.
Grubi nuk konfirmoi informacionet që zv.kryeministri Hazbi Lika tashmë 3 javë nuk ka realizuar mbledhjet koordinuese me ministrat e tjerë të BDI-së. Ditë më parë Alsat kërkoi sqarime për realizim të projekteve me interes për shqiptarët nga Lika, por ai mbetet i pakapshëm. Lika nuk ishte prezent as në prezantimin e arritjeve të kësaj periudhe njëvjeçare të Qeverisë./Alsat-M
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...