Bashkimit Demokratik për Integrim ka ftuar presidentin Gjorge Ivanov dhe partitë politike në Maqedoni, të janë të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre në mënyrë që të rrezikohet e ardhmja e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë.
BDI nëpërmjet një komunikate, ka thënë se si subjekt bashkë përpilues i Deklaratës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare të Maqedonisë është duke ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas prononcimit të Gjorge Ivanov, kjo rikonfirmon përkushtimin e BDI-së për plotësimin e pikave nga Deklarata e lartpërmendur.
“Shfrytëzojmë mundësinë që të ri sqarojmë që Deklarata paraqet një dokument të përbashkët të partive politike shqiptare në Maqedoni, i përpiluar dhe e ideuar në Shkup, si një përmbledhje e programeve zgjedhore të të gjitha partive tona parlamentare dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet imponim nga asnjë faktor i jashtëm”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
BDI më tej shton se duke marrë në konsideratë që kjo Deklaratë është në përputhje me vlerat evropiane, sepse përforcon kohezionin ndëretnik, ndihmon përforcimin e demokracisë, sundimin e së drejtës dhe shtetin ligjor si dhe perspektivën EuroAtlantike të Maqedonisë.
“Ne konstatojmë që Deklarata e Përbashkët e partive Parlamentare Shqiptare është në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e vendit dhe si e tillë nuk cenon në asnjë mënyrë integritetin e vendit dhe nuk rrezikon karakterin unitar dhe rendin kushtetues të shtetit”, thuhet në komunikatë.
Më tej thuhet se asnjë rresht i vetëm nga kjo Deklaratë nuk cenon Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.
“Partitë politike shqiptare dhe as Deklarata e tyre e përbashkët nuk ishin shkas për krizën sistemore, politike dhe institucionale në vend dhe duke pasur këtë parasysh, ftojmë partitë politike që të përmbahën nga të shëndëruarit të krizës politike në një përplasje ndëretnike midis dy komuniteteve shumicë të këtij vendi. Prandaj, ne ftojmë Ivanov, që në përputhje me obligimet e tija kushtetuese si dhe me kërkesën e tij gjatë konsultimeve me të gjitha partitë parlamentare, t’ia ndan mandatin për formimin e qeverisë shumicës së re parlamentare të konfirmuar me nënshkrimet e 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...