Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se “në të kaluarën, ka pasur gjithmonë vetëm dy mundësi se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut. Kandidat ka pasur vetëm nga LSDM apo OBRM-PDUKM-ja, dhe kjo gjithnjë merret si fakt i kryer që kryeministri duhet të jetë i njërës prej këtyre partive”.
Sipas BDI-së, këtë herë, për herë të parë në historinë e vendet është ndryshe, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Këtë herë, qytetarët kanë garë treshe dhe tre mundësi: Dy kandidatët maqedonas nga partitë maqedonase të cilët janë sprovuar në të kaluarën, ose – për herë të parë në histori të votojnë një kandidat shqiptar për kryeministrin e parë shqiptar të këtij vendi, një kryeministër që nuk përfaqëson vetëm një parti maqedonase, por një kryeministër, i cili do të përfaqësojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se cilës etni përkasin”, shprehen nga BDI.
Ata shtojnë se kur flasim për “një shoqëri për të gjithë”, duhet të flasim edhe për një ndarje të barabartë të pushtetit për shkak se në politikën e Maqedoninë së Veriut, thonë nga BDI, vota shqiptare ka qenë gjithmonë vendimtare.
“Në zgjedhjet e fundit, në vitin 2016, ishim ne shqiptarët, ata që sollëm ndryshimin, që e bënë Zaev kryeministër, edhe qytetarët me votën e tyre kishin vendosur ndryshe dhe ai doli vetëm i dyti me vota, ndërsa ne vendosëm kush do të jetë kryeministër. Këtë herë, vota shqiptare do të jetë përsëri vendimtare. Por këtë herë, ne shqiptarët do të mbështesim kandidatin tonë, kryeministrin tonë shqiptar”, shprehen nga BDI, duke thekuar se ky është hap i radhës i barazisë dhe një nivel tjetër i demokracisë për vendin.
Nga kjo parti thonë se këtë herë, qytetarët do të kenë një mundësi të tretë dhe një opsion të tretë që do të sjell ngjyrë cilësore në botën e mërzitshme bardh e zi të monopolit maqedonas.
“Nuk do të votojnë vetëm shqiptarët për një kryeministër të parë shqiptar të Maqedonisë, por do të votojnë edhe maqedonasit dhe etnitë tjera. Ne gjithashtu ftojmë maqedonasit dhe të gjitha etnitë tjera të cilët janë të zhgënjyer dhe të ngopur nga të dyja partitë maqedonase që të votojnë një kryeministër, i cili nuk do të jetë një kryeministër vetëm për LSDM-në ose për OBRM-PDUKM-në, por një Kryeministër për të gjithë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...