Për Naser Zyberin, kandidatin e BDI-së për kryeministër, që tani u zgjodh Avokat i Popullit, nuk është e rëndësishme nëse ai ose dikush tjetër do të ulet në kolltukun e kryeministrit në 100 ditët e fundit të Qeverisë. Sipas tij madhështore është ideja dhe jo individi!
“Nuk është me rëndësi a do të jem unë, apo do të jetë dikush tjetër, me rëndësi është që kryeministri të jetë shqiptar”, tha Zyberi.
Se kush do të jetë kryeministër në 3 muajt e fundit të Qeverisë, sipas Zyberit, këtë vendim do ta marrë BDI-ja dhe Ahmeti si kryetar i saj.
“Në momentin e caktuar, ky subjekt, z. Ahmeti do ta marrë vendimin adekuat”, shtoi Zyberi.
Po pikërisht kjo është një çështje ende e pazgjidhur, sepse BDI nuk ka treguar deri më tani se kë do ta bëjë Kryeministër. Për këtë madje ka pasur edhe lojëra fjalësh mes integristëve Izet Mexhiti e Artan Grubi.
“Për këtë mendoj se duhet ta pyesni z.Grubi se cila është marrëveshja dhe a do të jetë z.Naser Zyberi në ato 100 ditë kryeministër, e nëse nuk do të jetë, pse nuk do të jetë dhe kush do të jetë kryeministri i parë shqiptar në RMV?”, tha Mexhiti.
“E lexova deklaratën mendoj se ishte lapsus i vogël , për shkak se thotë pyetni zotëri Grubin, ka menduar të thotë pyetni zotëri Ahmetin, për shkak se bisedimet dhe marrëveshjet i bën kryetari i partisë Ahmeti dhe konfirmohen unanimisht në kryesinë qendrore të partisë, me mbështetje të të gjithë anëtarëve të BDI-së”, shtoi Grubi.
Pas kësaj Mexhiti i pyetur nga TV21, mohoi që të ketë bërë lapsus, dhe ripërsëriti se përgjigjen duhet ta japë Grubi, që sipas Mexhitit, e promovoi marrëveshjen kinse historike, ndërsa po ashtu i bëri thirrje të përballet me përgjegjësinë që e ka marrë, e jo të fshihet pas kryetarit Ahmeti./TV21/
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale