Refuzimi për rritje prej 2.500 denarë ose 10 për qind të pagave nga ana e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) si dhe metodologjia për rritje graduale dhe zgjidhje të përhershme të statusit social të kuadrove arsimore është agjendë politike kundër nxënësve dhe prindërve. Kështu theksohet në kumtesën Bashkimi Demokratik për Integrim, e cila vlerëson se deri më tani për vite me radhë Qeveria ka treguar kujdes të madh ndaj arsimit, si një sektor tejet i rëndësishëm i shoqërisë tonë.
“BDI konsideron se me refuzimin e ofertës së dhënë nga ana e Qeverisë, SASHK vendos interesat personale mbi interesat e nxënësve derisa dëmi shkon në llogari të mësimdhënësve dhe nxënësve pikërisht në prag të përfundimit të procesit mësimor, pasi që e drejta për arsimim e secilit fëmijë është e garantuar edhe me Kushtetutë. Është e pa tolerueshme humbja e mësimit në kushte si sot, kur mbarë globi përballet me Pandeminë, krizën ekonomike dhe energjetike, derisa Qeveria dhe Ministria e Arsimit e Shkencës po bën përpjekje maksimale për normalizimin e procesit arsimor”, theksohet në kumtesë.
Me këtë rast, BDI bën thirrje deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të kthehen në bankat e shkollës dhe të vazhdojnë mësimin dhe gjithashtu apelon deri tek SASHK-u që të vazhdojnë dialogun deri në gjetjen e zgjidhjes dhe mos të lejohet që bojkoti i mësimit të ndikojë në procesin arsimor.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...