Google ADS

BDI e bindur se partitë maqedonase do ta pranojnë platformën shqiptare

10:11 | 9 Shkurt 2017
Arbresh.info
Artan Grubi, shef i kabinetit të Ali Ahmetit është shprehur i bindur se partitë maqedonase do ta pranojnë platformën shqiptare.

Ai ka deklaruar në Click se nuk ka vërejtur ndonjë pengesë në pranimin e pikave kryesore të deklaratës së përbashkët shqiptare.

“Nga informacionet dhe kontaktet që unë kam, mendoj se është më gjerë se partitë, LSDM dhe VMRO-DPMN, pra edhe me partitë tjera. Nuk kam hasur dhe nuk shoh rezerva  në drejtim të përqafimit të pikave përmbajtjesore të Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare”, ka thënë Artan Grubi.

Bisedimet LSDM-BDI për krijimin e qeverisë kohëve të fundit janë intensifikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme