Google ADS

BDI: Çështja e gjuhës në kuadër të reformave që kërkon BE

23:20 | 20 Qershor 2017
Arbresh.info
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vlerësuar se çështja e gjuhës do të jetë në kuadër të propozim planit aksionar që përgatitet në kuadër të reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Sipas partisë së Ahmetit, kjo nënkupton se së shpejti, shteti do të jetë i obliguar t’i zbatojë rekomandimet e BE-së.
“Analiza për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit është pjesë e planit për reforma urgjente prioritare të Qeverisë. Ajo është element shumë i rëndësishëm i kërkesave të unionit Evropian dhe kërkesave të Pribesë. Qeveria duhet të bëjë planin aksionar për reformat dhe që të mos ketë vonesa, do t’i vendoset ylli. Meqë është pjesë e Raportit të BE-së për reformat, ne si shtet kemi obligim t’i zbatojmë ata politika”, bëjnë me dije nga BDI-ja, njofton Alsat-M.
Megjithatë, partnerët e koalicionit deklaruan se në ndërkohë do të zhvillojnë koordinim konkret për këtë çështje, për të qartësuar qëndrimet e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme