Google ADS

BB: Ekonomia e Maqedonisë me rritje të ngadalësuar për shkak të krizës politike

18:52 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Ekonomia e Maqedonisë në vitin e ardhshëm do të ketë rritje prej 2,8 për qind, ndërsa në vitin 2018 3,3 për qind, parasheh Banka botërore në raportin më të ri rajonal për vendet nga Ballkani Perëndimor, prezantuar sot në Shkup

Sipas raportit për vitin 2016, rritja e ekonomisë së Maqedonisë është 2,4 për qind.

Në raport ceket se rritja dukshëm u ngadalësua si pasojë e investimeve të zvogëluara të cilat u goditën nga kriza politike, ndërsa forcë shtytëse kryesore e rritjes ishte konsumi final, i mbështetur nga përmirësimi i tregut të punës dhe rrogat më të larta, si dhe transferet nga sektori publik.

Rritja e realizuar, sipas raportit, vazhdoi të kontribuojë drejt krijimit të vendeve të punës në Maqedoni, por bashkëautori i raportit, Marko Hernandez thekson se 80 për qind e vendeve të reja të krijuara të punës janë me politika aktive të Qeverisë të cilat kanë implikime fiskale.

Sfera e dytë e cila kontribuon drejt uljes së papunësisë janë punësimet në administratën publike dhe se ato, sipas tij, së bashku me punësimet në arsim dhe shëndetësi, do të jenë në vend të parë. Vende të reja të punës, siç tha në prezantim, janë krijuar edhe në investimet e drejtpërdrejta të huaja të cilat janë gjithashtu të subvencionuara.

Ai porositi se duhet të bëhet analizë në qëndrueshmërinë e këtij modeli të krijimit të vendeve të punës.

Në vitin 2016, ceket se është ulur deficiti fiskal, kryesisht, siç ishte cekur, për shkak të investimeve të parealizuara kapitale, përderisa, ndërkaq, shpenzimet e transfereve sociale përfshirë edhe pensionet janë shtuar.

Porosisin se nevojiten konsolidim fiskal dhe reforma strukturore në mënyrë që të stabilizohet borxhi publik, i cili, siç u cek, vazhdoi të rritet në vitin 2016.

“Borxhi i Maqedonisë u rrit, që është brengosëse, por jo aq sa në disa vende të tjera në rajon dhe nuk është në nivelin i cili do të tregonte njëfarë krize ose problem në servisim”, tha Elen Goldstin, drejtoreshë rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, e cila shtoi se vendi duhet të fokusohet në zvogëlimin e shpenzimeve vijuese në llogari të investimeve të rritura në rritjen dhe detyrimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme