MPB në Maqedoni të Veriut informon se gjatë ditës së djeshme ka realizuar bastisje në Vizbeg të Shkupit, ku janë gjetur substanca narkotike, ndërsa është arrestuar një person. Nga MPB thonë se personi është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
“Me datë 02.03.2023 në ora 19:00 në zonën e Karposhit – Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në SPB-Shkup kanë privuar nga liria D.T.(32) nga fshati Vizbeg i Shkupit. Gjatë bastisjes të ushtruar në ambientet e biznesit të tij, me vendim gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë, lëndë të ngurtë, disa lloje të ndryshme tabletash dhe dy peshore dixhitale. Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, është kontrolluar shtëpia e tij në fshatin Vizbeg, ku është gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhuri e bardhë, një substancë e ngurtë e bardhë dhe disa tableta”, thonë nga MPB.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës