MPB Maqedoni të Veriut njofton se Departamenti për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda – Sektori për hetime kriminale, pas hetimeve disa mujore policore, më 05.10.2022 ia ka hequr lirinë një shitësi të kokainës nga Haraçina e Shkupit.
Gjegjësisht, në kuadër të hetimeve penale të kryera në periudhën nga qershori deri në tetor të vitit 2022, në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, Njësiti për trafikim të paligjshëm të drogës ka siguruar prova materiale për E.A.(23), për të cilin ekzistojnë shkaqe dyshimi se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, i dënueshëm nga neni 215 i Kodit Penal.
“Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e E.A në Haraçinë të Shkupit, në bazë të urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, janë gjetur objekte në lidhje me vepra penale, dhe personi është arrestuar”.
“Në koordinim me prokurorin publik kompetent nga Prokuroria Publike e Shkupit, kundër tij gjatë ditës me procedurë të shpejtë do të parashtrohet kallëzim penal. Në mars 2019, ndaj të njëjtit person është bërë kallëzim penal për trafikim të paligjshëm të kokainës”, thonë nga MPB.
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...