Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se Maqedonisë së Veriut do t’i ndahen 69 milionë euro nga Bashkimi Evropian për gjendjen me coronavirusin.
“Prej këtyre parave, tre milionë euro janë mbështetje e drejtpërdrejtë buxhetore, 50 janë për rimëkëmbjen ekonomike, katër janë për nevojat mjekësore në luftën me coronavirusin, 12 për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, tha ministri Dimitrov në televizionin Telma, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai vlerësoi se kyo është mesazh i rëndësishëm i solidaritet të BE-së, që sot dha rekomandim për nisjen e bisedimeve.
Vendimin e sotëm, Dimitrov e vlerësoi si lajm të mirë dhe se pret që këtë vit të nisin bisedimet për shkak se Maqedonia e Veriut, është dashur të nisë bisedimet që nga viti 2019.
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024