Google ADS

Bashkia e Shkupit ndau tre milionë denarë për tërmetin në Kroaci

15:36 | 30 Dhjetor 2020
A. B.

Bashkia e Shkupit ndau dy milionë denarë për qytetin Petrninje dhe një milion denarë për Zagrebin si ndihmë për tërmetin që ndodhi dje në këto dy qytete.

Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë se Vendimi për dhënien e ndihmës, Këshilli e ka marrë në mbledhje të jashtëzakonshme.

“Me këtë vendim, në shenjë solidaritet për viktimat, Bashkia e Shkupit ndau tre milionë denarë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

në mbledhje, siç thuhet në njoftim, kryetari Petre Shilegov ka theksuar se Shkupi është qytet i solidaritet dhe e din çfarë do të thotë ndihmë në katastrofa dhe në koordinim me të gjitha grupet e partive politike, është thirrur mbledhja e jashtëzakonshme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme