Bashkia e Shkupit informon se në pajtim me dispozitat për pagesë të obligueshme nga Ligji për tatim të pronës, fillon procedurë për pagesë të detyrueshme të obligimeve të papaguara në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për firmat e vitit 2018.
“Në mars Bashkia e Shkupit dërgoi paralajmërime për tatimet e papaguara të pronës dhe taksave komunale për firmat deri te të gjithë personat juridik dhe fizik që posedojnë pronë të patundshme dhe ushtrojnë veprimtari në territorin e Bashkisë së Shkupit. Për arsye që afati në të cilin duhej të bëhet pagesa e borxhit të mbetur pas paralajmërimit ka skaduar, për borxhet e papaguara në bazë të tatimit vjetor të pronës dhe taksës komunale për shërbimet e vitit 2018, Bashkia e Shkupit ka përpiluar vendime për pagesë të obligueshme të do të dorëzohen deri te tatimpaguesit, gjegjësisht obliguesit tatimor”, thuhet në kumtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Autoritetet e Bashkisë i njoftojnë të gjithë taksapaguesit të cilët kanë borxhe të papaguara t’i shlyejnë borxhet.
“Nëse pas marrjes të ndonjë vendimi nuk shlyhen borxhet do të përpilohen vendime për bllokimin e llogarive të taksapaguesve nëpër banka”, qëndron në kumtesën e Bashkisë së Shkupit.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua