Pas kapjes së 2.3 tonë droge në Itali por që dyshohet se vinte nga Shqipëria ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha. Basha është shprehur se kryeministri Rama po mashtron kur deklaron se po lufoton kanabizin, ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë
“Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur: trumpetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij: PS+drogë+kriminelë+korrupsion.
Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës para se të jetë vonë”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.
Rikthehet si titullar De Jong, kjo është 11-shja e Barçës pa...
Sfidat e të moshuarve në Shqipëri, 10,8% e tyre jetojnë vetë...
Derbi i mbrëmjes në Champions League/ Inter dhe Arsenal publ...
Kamala Harris pranon rezultatin, uron Trump-in për fitoren n...
“Dogjën kartën e Vettingut”, Kica-Xhelili thotë ...
“Alamet djali” – vajzat me mendjen te Atilla, ish-bashkëshor...