Banorët e fshatit Llabunishtë të Strugës kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve të 12 prillit, nëse pushteti, siç shprehen, urgjentisht nuk e zgjidh problemin me disa guroret që gjenden në rrethinën e fshatit.
Ata sot dolën në protestë paralajmëruese, ku thonë që është paralajmërimi i fundit para ndërmarrjes së masave më radikale.
Edhe pse për momentin, nga gjashtë gurore legale, këto ditë punon vetëm njëra, ata kërkojnë marrjen e plotë të koncesioneve dhe shkëputjen e kontratave.
“Prej këtu dërgojmë apel të drejtpërdrejtë. Derisa të mos zgjidhet kjo, të mos mendojnë se do të ndalemi këtu. Ne vazhdojmë me protestat edhe më tej. Populli është për bojkot të zgjedhjeve, jo unë, por populli. Unë jam drejtpërdrejtë i kyçur në bisedime me institucionet, mendoj që nuk do të vijë puna të ketë bojkot dhe se do të ketë zgjidhje. Por, populli është për bojkot. Derisa të mos shohim tërheqje të koncesioneve dhe mbylljen e të gjitha guroreve, me gjithë dokumentacion, ne nuk do të tërhiqemi”.
“Nuk lejojmë t’i helmojnë fëmijët tonë. Do ketë bojkotim të 100% të këtyre zgjedhjeve, nëse nuk zgjidhet problemi. Për herë të fundit kur u bë minimi këtu, ishte për të ardhur keq të dëgjohen ato shpërthime. Çfarë është puna, jemi në luftë apo jetojmë në jetë me liri”.
Nga fusha e dikurshme pjellore e Llabunishtit nuk ka mbetur asgjë, thonë banorët. Disa nga burimet lokale të ujit që janë shfrytëzuar më herët, tani janë ndotur. Ndërsa në mënyrë drastike janë rritur edhe rastet e sëmundjeve të kancerit për çka vlerësojnë se shkak është pikërisht pluhuri nga gërryerjet e këtilla.
Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, tha se Qeveria i ka dhënë autorizim ministrit të ekonomisë, Kreshnik Bekteshi për shkëputje të njëanshme të kontratave, me qëllim që deri në fund, qind për qind të mbyllen guroret në Llabunishtë. Ai ftoi në të ardhmen gjatë ndarjes së lejeve, institucionet të kujdesen për të gjitha aspektet./Alsat/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...