Banorët e Labunishtës së Strugës sot sërish dolën në protestë të qetë në rrugën lokale Labunishtë-Borovec në shenjë revolte kundër punës së guroreve në rrëzën e malit Jabllanicë, në afërsi të fshatit.
Kërkoi pranim nga kryeministri Zoran Zaev, personalisht ta njoftojnë me situatën me të cilën përballen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i shoqatës ekologjike “Natyra Lab”, Alim Saloski theksoi se disa muaj janë në komunikim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Komunën e Strugës, por se deri më tani përveç premtimeve në vepër nuk ka pasur asgjë.
“Kërkojmë nga Qeveria të na mundësojnë pritje tek kryeministri dhe personalisht ta njohim me gjendjen në terrenet tona”, tha Saloski.
Enis Memishi banor i Labunishtit porositi se protestat do të vazhdojnë deri në zgjidhje të problemeve të tyre, respektivisht deri në mbyllje të të gjitha guroreve.
Po qe se nuk dëgjohen kërkesat e labunishtasve, por edhe të banorëve të fshatrave përreth Borovec, Podgorcë dhe Oktisi dhe nuk ndërpriten koncesionet paralajmërojnë edhe protesta më radikale./Telegrafi/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet