Pasi që Banka Popullore e Maqedonisë e uli normën themelore të interesit pritet që të vijë edhe deri te ulja e normave të interesit te depozitat dhe te kreditë bankare.
Likuiditeti i sistemit bankar është i madh, ndërsa paratë do të duhet të plasohen në kredi për persona juridik dhe fizik. Bankierët vërejnë lëvizje në sektorin e tyre dhe aktualisht kërkohen projekte të mira për financim, raporton Alsat-M.
Te depozitat kemi bërë korrigjime për depozitat e ri, për marrëveshjet e reja për depozita, gjithashtu vepruam për kreditë e reja banesore, i ulëm diku për 0,3%, kemi ofertën më të lirë në treg, ndërsa te kreditë konsumatorë jemi në aktivitete promovuese ku jemi duke i ulur normat e interesit”- theksoi Antonio Argir, drejtor i NLB Tutunska Banka.
Lidhur me referendumin e radhës, ku tërë aktiviteti ekonomik është praktikisht në ngecje, Argir shprehet se për bankat dhe për kompanitë nevojitet ardhmëri e qëndrueshme dhe e parashikuar në aspektin ekonomik.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...