Google ADS

Banka Popullore: Bankat, kursimoret, këmbimoret vazhdojnë të punojnë

19:41 | 15 Mars 2020
Arbresh.info

Banka Popullore sot kumtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet financiare për të cilat ajo është organ kompetent rregullator dhe supervizor si bankat, kursimoret, këmbimoret dhe subjektet juridike të cilat japin shërbim të shpejtë të transferit të parave

“Këto institucione, vazhdojnë të punojnë dhe t’i kryejnë funksionet e tyre kyçe, me çka shërbimet e tyre u janë të disponueshme qytetarëve dhe personave juridikë. Për shkak të realizimit të papenguar të shërbimeve bankare, këmbim valutash dhe shërbimeve tjera, u bëjmë thirrje qytetarëve dhe personave juridikë t’i ndjekin informacionet të cilat këto institucione finaninciare i publikojnë përmes kanaleve të tyre zyrtare të komunikimit”, potencohet në kumtesën nga Banka Popullore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme