“Banorët e Astirit janë dhunuar barbarisht sot nga policia”, kështu u shpreh ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë një deklarate për mediat.
Balliu shtoi se policia ka përdorur gaz lotsjellës “duke mos kursyer madje as pleqtë dhe as fëmijët”.
“Kanë dhunuar, prindër, fëmijë të gjitha moshave. I kanë hedhur nga çatitë, dikush ka thyer brinjët, krahët dikush ka mushkëritë me probleme”, tha Balliu.
Ish-deputeti konstatoi se teksa kryeministri Rama për presidentin Aleksandër Vuçiç vendosi të ishte krahu i djathtë i Millosheviçit, për shqiptarët zgjodhi gazin lotsjellës. Ndër të tjera, Balliu u shpreh se kur PD të vijë në pushtet, protestuesit do të dëmshpërblehen.
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...