Sonte në hotelin “Aleksandar Palace”, vizitorët përsëri do kenë mundësinë të zbaviten në manifestimin kulturor “Baletin e Vjenës 2018”. Organizatorët, Shoqata për bashkëpunim kulturor “Johann Strauss” dhe sponzori Ambasada e Austrisë në Maqedoni për 19 vjet me radhë mundësojnë që edhe në metropolin e Maqedonisë të ketë balet origjinal vienez, me këtë që të jetë i barabartë me të gjithë metropolet tjera.
Nga viti i kaluar “Baleti i Vjenës në Shkup” ishte vendosur në hartën e balleve botërore, ndërsa për organizimet e shumta dhe të suksesshme që janë bërë në vendin tonë, organizatorët kanë pranuar dhe një letër përshëndetëse nga guvernatori i Vjenës në Austri, Michael Häupl, me çka ka përshëndetur organizimet tradicionale të jetës shoqërore të Vjenës në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“Baleti i Vjenës” gjithashtu ka rol humanitar, që do të thotë çdo vit ka mbledhje të fondeve për të mbështetur ata që kanë nevojë, ndërsa këtë vit mjetet e mbledhura kanë shkuar për ndihmë të personave me aftësi të kufizuara dhe për plotësimin dhe realizimin e lirive themelore për personat me aftësi të kuafizuara “Polio Plus”.
Të ftuarit e vitit të kaluar patën mundësi të shikojnë shfaqjet e “Tmbao Salsa Ban”, Nina Janeva, Goran Papas dhe 2Exit. /Telegrafi/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh