Në këtë moment, skenari më i mundshëm është se referendumi do të kalojë, duket, por unë nuk jam një banore e IRJM-së që ta dijë, tha ish-ministrja e jashtme greke Dora Bakoyannis në një intervistë për radion greke “News 247”.
Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, Bakoyannis tha se “marrëveshja e Prespës po prodhon rezultate”, duke komentuar deklaratat e fundit të Panos Kammenos, tha se “serioziteti dhe Kammenos janë dy fjalë që vështirë shkojnë bashkë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kamenos nuk e përdorin vetëm mundësin që i ishte dhënë kur Demokracia e Re paraqiti propozimin për votë mosbesimin e Qeverisë për çështjen e Shkupit, kur në Kuvend është analizuar në detaje rezultatet e nënshkrimit që do të nënshkruante Kotzias gjatë procesit në Prespë. Këtë e kemi thënë qartë dhe me zë të lartë. Realiteti është se Kamenos fshihet pas retorikës së tij të famshme, mbrojti qeverinë dhe ia dha stilolapsin Kotzias për të nënshkruar marrëveshjen e Prespës. Dhe marrëveshja e Prespës ka prodhuar tashmë rezultate ligjore, nuk ka dyshim për këtë”, tha Bakoyannis.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...