Bakoyannis kërkon zgjidhje në paket të çështjes së emrit të Maqedonisë

15:28 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish-ministrja për Punë të Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis e ka ripërsëritur qëndrimin e partisë opozitare “Nea Democratia”, që zgjidhja e çështjes së emrit duhet të bëhet në paket, e jo e pjesërishme.
Në të njëjtën kohë, ish-ministresha drejtoi kritika në adresë të Qeverisë greke, për mënyrën se si udhëhiqen bisedimet.

Bakoyannis rikujtoi periudhën e bisedimeve kur Greqia qeverisej nga ish-kryeministri Constantine Alexander Karamanlis, që si pas saj ka patur unitet kombëtar nga të gjitha palët.

Ajo konsideron se Qeveria e Tsipras vazhdon me diplomaci të fshehtë dhe vetëm me kontakte personale me ministrin e Punëve të Jashtme dhe pa e njoftuar opinionin grek./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme