Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, e cila sot do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut, para mbërritjes në Shkup tha se pret mbështetje të gjerë në parlament për ndryshimet kushtetuese.
Baerbock në Shkup do të ketë takime me kreun e shtetit dhe opozitën në përpjekje për t’i dhënë shtysë ndryshimeve kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera duhet të përfshihen në Kushtetutë.
“Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, ashtu si partnerët tanë të tjerë nga Ballkani Perëndimor. Këtë e kemi vërtetuar, e kemi treguar më së voni me fillimin zyrtar të negociatave për anëtarësim me BE-në në korrik të vitit 2022”, tha Baerbock para se të nisej për në Shkup, transmeton Deutsche Welle.
Ajo thotë se nuk duhet të zhgënjehen pritjet e shumicës së madhe të qytetarëve në vend.
“Shpresat dhe pritjet e mëdha që njerëzit në Maqedoninë e Veriut kanë për procesin e anëtarësimit, për ne janë një mundësi dhe rrezik në të njëjtën kohë. Rrezik, sepse mund t’i humbasim qytetarët e Maqedonisë për Evropën, nëse si BE i tradhtojmë pritshmëritë e tyre me gjithë progresin dhe lëshimet e dhimbshme që kanë bërë në 17 vitet e fundit. Një shans, sepse të gjithë pjesëmarrësit në procesin e zgjerimit të BE-së e kanë të qartë se për çfarë bëhet fjalë: për një të ardhme në familjen evropiane, për një rajon me mirëqenie dhe paqe të qëndrueshme, për vetëvendosje”, tha shefja e diplomacisë gjermane.
Nga MPJ gjermane, para vizitës, vlerësuan se Maqedonia e Veriut është “vend kyç” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar se qëllimi kryesor i vizitës së Baerbock është zhbllokimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese. Këtë e paralajmëroi edhe Baerbock në deklaratën.
“Mund ta kuptoj mirë se për momentin në Maqedoninë e Veriut diskutohen me zemër dhe pasion të gjitha çështjet për identitetin, historinë, gjuhën dhe kulturën, kjo edhe tek ne nuk është ndryshe dhe është e natyrshme për çështje të rëndësishme siç është ndryshimi i Kushtetutës. Por përvoja tregon: në situata të tilla ia vlen të lëmë mënjanë kalkulimet partiake-politike, të udhëhiqemi nga një synim i qartë dhe të luftojmë vendosmërisht në atë drejtim. Mbështetja e gjerë në parlamentin e Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e Kushtetutës do të dërgojë një sinjal jo vetëm në vetë vendin, por edhe më tej në të gjithë rajonin: ne absolutisht dëshirojmë të hyjmë në BE dhe po bëjmë gjithçka që është e nevojshme nga ana jonë”, tha. Baerbock para vizitës në Shkup.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...