38-vjeçari Louie Suljoviiç dhe babai i tij Qazim Suljoviç, 68-vjeç, nga Ulqini, të cilët jetojnë në SHBA po luftojnë për jetën në spital pasi u plagosën me thikë mbrëmjen e së shtunës.
Ngjarja ndodhi në picerinë e tyre në Queens të New Yorkut pasi ata ndërhynë për të ndihmuar një grua 61-vjeçare që ra pre e grabitësve.
Babai u godit me thikë nëntë herë dhe së bashku me djalin mori plagë të rënda në mushkëri, sipas prokurorëve dhe një të afërmi të tyre.
E moshuara u godit gjithashtu me thikë në shpinë nga njëri prej grabitësve.
“Qazimi është në gjendje të rëndë. Louie po përmirësohet dhe besoj se do të jetë mirë. Ata janë heronj, vepruan menjëherë për të shpëtuar një të huaj”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.
Babai dhe djali po trajtohen në Spitalin Elmhurst, i njëjti vend ku ata dhuruan ushqime për stafin dhe punonjësit e vijës së parë gjatë pandemisë Covid.
E moshuara u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga prapa dhe pasi e kishin shtyrë ia kishin grisur çantën me thikë.
“Louie dhe babai i tij janë ndër qytetarët më të mirë që ka New Yorku. Ne i falënderojmë ata për trimërinë e tyre dhe iu urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia amerikane.
Për të ndihmuar në shërimin e tyre është hapur edhe një GoFundMe, ku deri të martën janë mbledhur më shumë se 170,000 dollarë. Policia i ka arrestuar dy personat që sulmuan gruan për ta grabitur./tch/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...