“Emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve është element i mjaftueshëm për të konfirmuar se BDI-ja nuk punon ashtu siç deklarohet për pastrimin e gjyqësorit, por përkundrazi në partizimin e tij”.
Kështu deklaroi në emisionin “Rruga drejt…”, Elmi Aziri, deputet nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Sipas tij, edhe në raportin e Komisonit Evropian janë të theksuara ndikimet partiake mbi gjyqësorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ai madje shprehet i prerë se pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, nuk mund të kthehet besimi tek gjyqësori
“Shembull më i mirë i partizimit dhe politizimit të gjyqësorit se emërimi i ish avokatit të popullit në Këshillin e Prokurorëve nuk ka. Është shembulli më i mirë i partizimit të gjyqësorit. Ne si rezultat i një gjyqësori të këtillë siç e kemi, në kohën e qeverisjes së BDI-së na ndodhi rasti i Sopotit, rast i montuar politik, ne na ndodhi rasti “Monstra”, rast i montuar politik, dhe shumë e shumë raste të tjera, për të cilat opinioni ka njohuri”.
“Aleanca për Shqiptarët mendon dhe vlerëson se struktuart dhe garnituart politike të cilat e kanë diskreditu deri në skajshmëri sistemin gjyqësor në RMV ato nuk janë të denjë për ta krye pastrimin, vetingun, filtrimin sido që ta quani. Andaj ne kemi propozua që të kemi një rol më aktiv të përfaqësuesve ndërkombëtare dhe të fillohet që nga rishikimi i rasteve të montuara politike, duke iu nënshtrua një vetingu real, nga profesionalizmi, pasuria dhe vendimet gjyqësore. Vetëm me raol më aktiv të ndërkombëtarëve mund të rritet besimi ndaj këtij gjyqësorit”, tha Elmi Aziri, deputet i ASH-së.
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...