Zhvillimet politike me Bullgarinë nuk ndikuan mbi punën e odës sepse në këto 30 vjet mësuam se duhet të merremi me kompetencat tona për të cilat nga marrëdhëniet politike të rëndësishme janë vetëm qeverisja e së drejtës dhe funksionimi i shtetit juridik, porositi sot kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski.
“Ne nuk kemi kurrfarë problemi në bashkëpunimin me biznesmenët bullgar dhe duam në mënyrë infrastrukturore t’i nxisim qeveritë e të dy shteteve të punojnë në lidhshmërinë e vendeve sikur me gjithë të tjerat. Në atë plan do t’i intensifikojmë aktivitetet edhe përmes odave dhe në atë mënyrë do të kontribuojmë të rritet këmbimi tregtar”, tha Azeski në përgjigje të pyetjes nëse ndjehet ndikimi i zhvillimeve të fundit me Bullgarinë mbi biznesin dhe këmbimin tregtar, pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me ASHAM.
Potencoi se janë për në NATO dhe BE por që kërkojnë edhe treg të ri që të sigurojnë shpërndarje të rrezikut.
“Këto janë procese afatgjate në të cilat punojmë. Sa i përket fqinjëve në të cilat e përfshij edhe Bullgarinë mund të them se Marrëveshja e CEFTA-s nuk i dha rezultatet e pritura dhe praktikisht këmbimi me vendet e fqinjësisë nuk është rritur. Për atë bëjmë plan aksionar për vitin e ardhshëm me Odën bullgare të intensifikojmë disa aktivitete njejtë sikur edhe me Odën kosovare, shqiptare, serbe dhe greke që të rritet këmbimi i cili tashmë dhjetë vjet lëviz gjithsej rreth 300 milion euro me të gjithë fqinjët”, saktëson Azeski.
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...