Avokati i Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti, në deklaratën sotme para mediave tha se në vazhdimësi po ndjek sigurinë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, gjegjësisht shfrytëzuesit e shërbimeve të EVN Maqedoni, dhe në këtë kontest pas paralajmërimeve të qeverisë për shlyerjen e borxheve të vjetra të energjisë elektrike, me qëllim të shqyrtimit të situatës, ka hapur lëndë me vetiniciativë, me çka ky organ kërkon në mënyrë detaje informacione në lidhje me këtë paralajmërim.
“Duke marrë parasysh numrin në rritje të ankesave nga qytetarët të cilët nuk mund t’i përmbushin obligimet ndaj EVN-së, Avokati i Popullit nga udhëheqësit e EVN-së kërkon, që deri në përfundimin e këtij procesi, të mos ndërpresë furnizimin e energjisë elektrike shtëpive, të mos merr veprime për mbledhjen e detyruar dhe mos t’i detyrojnë ata të nënshkruajnë marrëveshje për pagesën e tyre me këste”, thuhet në deklaratë.
Sipas Avokatit të Popullit, EVN me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve-konsumatorëve së pari duhet të konfirmojë se cila kategori e qytetarëve do të përfshihet në këtë proces, periudhën për të cilën do të mund të shlyheshin borxhet, dhe në shlyerjen e borxheve a do të përfshihen edhe këstet, shpenzimet administrative, si dhe ndriçimi publik.
Avokati i Popullit, si organ që promovon dhe mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Avokatin e Popullit, do të mbikëqyrë situatën dhe realizimin e këtij paralajmërimi dhe do të ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave të qytetarë para EVN-së.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...