Avokati i popullit në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave të Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës, në kumtesën e sotme dërgon apel te institucionet për obligimin dhe përgjegjësinë e krijimit të kushteve reale për mundësim, respektim dhe realizim të së drejtës së votimit të qytetarëve, si dhe rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
“Secili ka të drejtë të shprehet për opsionin e tij pa duruar kurrfarë pasoja. Qytetarët janë ato të cilët vendosin. Askush nuk guxon në emër të tyre, përmes formave të ndryshme të presioneve, shantazheve dhe kërcënimeve të vendosë. Qytetarët nuk guxojnë të heshtin, përkundrazi duhet të jenë aktiv, sepse me paraqitjen në kohë të çdo lloji të parregullsive e mbrojnë të drejtën e tyre, ndërsa njëkohësisht kontribuojnë për demokracinë e procesit zgjedhor në tërësi”, citohet në kumtesë.
Avokati i popullit, apel të veçantë dërgon te të gjithë që janë në pozitat udhëheqëse në institucionet dhe te personat tjerë në administratën publike, të mos guxojnë në ndonjë lloj mënyre të frikojnë dhe bëjnë presione ndaj të punësuarve, dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme. Në të kundërtën sjellja e tillë është e palejueshme dhe nënshtrohet në përgjegjësi penale. Në këtë drejtim, avokati i popullit i inkurajon të gjithë të punësuarit në administratë dhe gjithë personat tjerë, pa hezitim dhe frikë njohuritë për veprimet e tilla t’i paraqesin te institucionet kompetente dhe te Avokati i popullit, i cili pa përjashtim do ta garantojë fshehtësinë e të dhënave.
Kjo, siç thonë nga zyra e Avokatit të popullit, ka të bëjë edhe me të gjithë punëdhënësit tjerë, të cilët, mes tjerash, në ditën e zgjedhjeve të punësuarve të tyre duhet t’u përcaktojnë orar pune i cili do t’u mundësojë realizim të pandërprerë të të drejtës së votës, pa përdorim të kërcënimeve dhe formave tjera të kushtëzimeve.
Në vigjilje të fushatës, avokati i popullit dërgon apel te të gjithë faktorët në procesin zgjedhor, madje edhe deri te prindërit për nevojën e domosdoshme t’i mbrojnë fëmijët dhe të mos i involvojnë në fushatat politike dhe zgjedhore, me qëllim të respektimit të parimit të interesit më të mirë të fëmijës.
Gjithashtu, edhe mediumet, veçanërisht duhet të udhëheqin llogari dhe të mos tregojnë incizime, videoklipe nga fushata dhe ngjashëm ku janë përfshirë fëmijët, me qëllim që fëmijët të jenë të mbrojtur nga manipulimet politike dhe ideologjike.
Njëkohësisht, avokati i popullit përkujton se mediumet kanë rol kyç në mbrojtjen e të drejtës së votimit. Prej këtu, nga vlera e veçantë është mënyra në të cilën ato i transmetojnë informatat. Për atë nevojitet informim objektiv, i balancuar dhe i qëndrueshëm, dhe respektim ndaj kodeksit etik për informim.
“Nëse zgjedhjet e lira me votim të fshehtë janë shtylla e demokracisë, atëherë obligim i të gjithë faktorëve në shoqëri është të sigurojnë kushte reale për zgjedhje korrekte dhe të lira”, theksohet në kumtesën e Avokatit të popullit./TetovaSot/
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...