Avokatët e Gruevskit kërkuan që atij t’i kthehet pasaporta

18:09 | 30 Tetor 2017
M. A.

Sot u mbajt seancë me kërkesë të mbrojtjes së mbrojtjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që atij t’i kthehen pasaportat pasi ai duhet të udhëtoj në udhëtime zyrtare.

Në Gjykatën e Apelit nuk u shfaq kryetari i OBRM-PDUKM-së por vetëm avokatët të cilët ishin përballë prokurorëve të Prokurorisë Speciale Publike.

Nga PSP-ja thanë se ky veprim, pra dhënia e pasaportës për Gruevskin do të thotë shtyrje të hetimeve dhe gjykimeve për rastet ”Titanik” ku Gruevski është i akuzuar së bashku me dy ish-zyrtarë tjerë.

Përndryshe, Gruevskit ju konfiskua pasaporta më 3 korrik ndërsa si masë tjetër është vendosur paraqitja në Gjykatën Penale çdo të premte.

Pasaporta nuk ju kthye deputetit Gruevski por as ish-shefit të Sigurisë Kombëtare, Sasho Mijallkov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme