Avokat, prokurorë, gjykatës, janë paraqitur për Kryeprokuror Publik

16:35 | 2 Tetor 2017
Arbresh.info

Sipas procedurës ligjore, pas konkurimit të kandidatëve, Këshilli i prokurorëve publik, me kërkesë të Qeverisë, në afat prej 15 ditëve duhet të  jep mendim në formë të shkruar për të gjithë kandidatët e paraqitur që plotësojnë kushtet.

Mes kandidatëve të paraqitur janë avokatët, Xvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski, Elenko Milanov, Toni Menkovski, Arben Gola, Kiril Smiçkovski, ish gjykatësi Valentin Zafirovski, ish prokurori Aleksandar Nakov, gjykatësi Lazar Nanev, anëtari i Këshillit për prokurorë publik dhe dhe zëvendës prokurori në Prokurorinë publike në RM, Lupço Jovevski, prokurorja për krim të organizuar Lidija Raiqeviq, noterja Lorija Vanevska, Sefulla Osmani dhe Krste Kralevski.

Përderisa Këshilli nuk jep mendim në afat prej 15 ditëve, atëherë do të ketë edhe 15 ditë të tjera për lajmërim me shkrim , dhe atë mendimi të jetë pozitiv për ndonjë nga konkuruesit.

Më pas, procedura vazhdon në Qeveri e cila në seancën e radhës do të shqyrtohen kandidaturat , të përputhura me mendimin e Këshillit të prokurorëve dhe të jepet vendim që një nga kandidatët e mundshëm.

Vendimi më pas shkon në Kuvendin e RM si propozim-vendim , dhe në ndërkohë jepet edhe vlerësimi apo mendimi i Këshillit për prokurorë publik. Për  emërimin e prokurorit publik, Kuvendi duhet të ketë 61 vota nga ana e deputëtëve.

Mandati i prokurorit publik është gjashtë vjet me të drejtë që përsëri i njëjti të emërohet pas gjashtë viteve.

Me propozim të Qeverisë, Kuvendit të RM me datë 17 gusht u shkarkua nga funksioni Prokuror publik në RM, Marko Zvrlevski. Shkaqet e shkarkimit të tij ishin funksionimi joligjor dhe jo profesional  i punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme