Ambasadori i Serbisë në Izrael, Milutin Stanojeviq, për Times of Israel ka deklaruar se Serbia është shumë e zhgënjyer për shkak të pjesëmarrjes së pilotëve izraelitë dhe të aeroplanëve të luftës të Izraelit në kremtimin e përvjetorit të operacionit “Oluja” në Kroaci. Dje në Knin, Kroaci, është shënuar 23 vjetori i dëbimit të forcave serbe nga ky rajon kroat.
Serbia vazhdon të vajtojë se gjatë këtij aksioni janë vrarë 2,000 serbë dhe se janë shpërngulur 250 mijë të tjerë.
Një pjesë nga këta refugjatë, që kishin ndihmuar agresionin e Serbisë në Kroaci, ishin vendosur edhe në Kosovë. Nga ta pati të përfshirë në luftën e Serbisë kundër Kosovës në vitin 1998 – 1999. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është shumë e befasuar me pjesëmarrjen e avionëve izraelitë të luftës në këtë festë.
Ndërkohë ambasada e Izraelit në Beograd, me një kumtesë për medie, ka thënë se pjesëmarrja e këtyre avionëve ka qenë për qëllime komerciale, pasi Izraeli i ka shitur Kroacisë avionë lufte F16 dhe se ata aty kanë qenë për demonstrime.
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK