Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika i ka hedhur poshtë të gjitha infromatat se regjistrimi i popullsisë do të anulohet. Në konferencë për mediat, drejtori Apostol Simovski, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos manipulohen nga subjektet që ftojnë për bojkot. Ai u bëri thirrje qytetarëve, e sidomos atyre maqedonas, të regjistrihen, pasi vetëm në vendin e tyre mund të quhen si maqedonas.
Do u drejtohem drejtpërdrejtë maqedonasve në shtetin tonë. Të nderuar ky është vendi i vetëm në botë ku mundeni lirisht të shpreheni si maqedonas. Mos e lëshoni këtë mundësi. Të nderuar qytetar tjerë të Maqedonisë, që i përkisni pjesës së më shumë kombeve që jetoni në këtë vend, shqiptar, turq romë, vlleh, serb, boshnjak e gjithë të tjerët, e keni mundësinë që lirisht dhe pa asnjë presion të shpreheni ashtu siç duhet të shpreheni. Shfrytëzoni këtë mundësi”, tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.
Simovski deklaroi se brenda ditës regjistruesit do të ftohen të marrin laptopët e tyre. Në pyetje të Alsat, se si do të veprojnë me ata që do vazhdojnë të thirrin në bojkot, Simoski deklaroi se do t’i paraqesin tek organet e drejtësisë.
Po. Atë e kemi obligim ligjor”, tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit Shtetëror për Statistika.
Por nga VMRO-DPMNE edhe sot kanë insistuar që registrimi të shtyhet për në shtator për shkak të pandemisë me kushtin që paraprakisht të bëhet imunizim i popullsisë.
Sipas nesh, është njerëzore dhe humane që me numër aq të madh të të sëmurëve dhe numrit të lartë të vdekjeve, fillimisht t’i jepet prioritet imunizimit të personelit mjekësor, personave me sëmundje kronike, e më pas gjithë të tjerëve. Ftojmë Qeverinë dhe shumicën qeveritare të caktojnë seancë urgjente që të mund të intervenohet ligjërisht dhe të ndryshihet Ligji për Regjistrimin e popullsisë dhe të caktohet për në shtator”, theksoi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
Regjistrimi online i mërgatës dhe diplomatëve filloi më 1 mars. Ndërsa regjistrimi i popullsisë rezidente në vend, do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 21 prill. Për regjistrimin e popullsisë rezidente janë angazhuar 5055 regjistrues dhe 550 inspektorë rajonal./aslat/
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...