Autoritetet serbe kanë njoftuar se dy migrantë kanë vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi ishin fshehur në një cisternë në kufi me Hungarinë.
Trupat e tyre u zbuluan kur shoferi i cisternës hapi dyert dhe i pa ata pa ndjenja brenda saj .Zyrtarët e Spitalit në Novi Sad i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se migrantët pësuan goditje nga i nxehti.Njëri vdiq më 22 maj dhe tjetri më vonë. Dy të tjerët janë në kujdes intensiv.Sipas autoriteve të ministrisë së Brendshme të Serbisë, së paku dy nga këta migrantë ishin nga Afganistani.
Mijëra migrantë që ikin nga lufta dhe varfëria kanë lëvizur nëpër Ballkan në përpjekje për të arritur te vendet e pasura në Perëndim.Por deri në katër mijë migrantë mbeten ende të bllokuar në Serbi pasi BE-ja shtoi masat e sigurisë dhe e mbylli të ashtuquajturën korridori i Ballkanit në vitin 2016
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...