Autobusë shtesë dhe regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

10:39 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

NQP Shkup në prag të festës fetare Dita e Shpirtrave sot dhe nesër vendos numër shtesë të autobusëve në linjën 59, 59А dhe 59 B.

Numër shtesë të autobusëve do të qarkullojnë në linjat e rregullta 59 (Karposh 3-Kuçevishka Bara/Varrezat Butrel), 59A (Lisiçe e Re-Varrezat Butel) dhe 59B (Kisella VBodë-Varrezat Butel).

Për shkak të festës fetare Dita e Shpirtrave sot dhe nesër në periudhën nga ora 06.00 e deri në orën 16.00 në varrezat e Butelit. Kamnik dhe Gjorçe Petrov, ku pritet rritja e intensitetit të trafikut, nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa të veçanta për lëvizjes të sigurt dhe të papenguar të qarkullimit.

Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se trafiku do të zhvillohet në një drejtim (qarkullues), gjegjësisht të gjitha automjetet do të drejtohen përmes rrugës “Aleksandar Urdarevski”, në vazhdim nëpër rrugën lokale për në fshatin Mirkovc deri në hyrje të varrezave, pastaj në rrugën “Boca Ivanova” dhe për dalje nga rruga “Boca Ivanova” në drejtim të rrugës “Aleksandar Urdarevski”.

Sipas nevojës, trafiku do të ridrejtohet edhe në varrezat Gjorçe Petrov përmes rrugës “Cërnogorska”, ndërsa në varrezat “Kamnik” nëpër rrugët “Juzhnomoravski brogadi” dhe “Roman Kaskalieviq”.

Nga MPB bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit policorë dhe t’i respektojnë rregullat e qarkullimit për regjimin e ndryshuar të trafikut./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme