Tre shtete ballkanike janë vendosur në listën e vendeve të sigurta për udhëtim në Austri, në mesin e të cilave edhe Maqedonia e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë në Austri i ka publikuar emrat e 11 shteteve të reja, që janë përfshirë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia e coronavirusit. Mediumet austriake raportojnë se kjo do t’ua lehtësojë udhëtimin e qytetarëve të këtyre shteteve në Austri.
Dekreti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë në Austri, që hyn në fuqi nesër, parasheh që qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të mund të udhëtojnë në Austri.
Përveç këtyre tre shteteve ballkanike, në listën e vendeve të sigurta Austria i ka vendosur edhe SHBA-të, Hong Kongun, Japoninë, Makaon, Arabinë Saudite, Tajvanin, Tajlandën dhe Vietnamin.
Sipas vendimit, qytetarët e këtyre shteteve do të mund të futen në Austri me vërtetim se janë vaksinuar, duke treguar test negativ PCR ose vërtetim nga mjeku se janë shëruar nga COVID-19./Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...