Në këtë fundvit, si duket, Athina zyrtare po e humb durimin lidhur me qëndrimin e Maqedonisë rreth emrit dhe premtimit se kryeministri maqedonas Zaev do të bëjë hapa konkretë për zgjidhjen e këtij kontesti mes dy shteteve, që do të përfundonte me një bisedë rreth një emri kompleks për përdorim të përgjithshëm “Erga Omnes”, vlerëson Ismail Arsllani, analist politik.
“Por, pos deklarimeve verbale nga pala maqedonase, ende nuk po lëviz asgjë përpara në praktikë. Këtë shqetësim e ka shprehur së fundmi edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili hapur kërkon nga homologu i tij maqedonas, Zaev, që të ndërmerr hapa lidhur me çështjet që pengojnë afrimin dhe procesin e bisedimeve eventuale dypalëshe, me ndërmjetësim të përfaqësuesit të OKB-së, Metju Nimic, siç janë emërtimet e disa institucioneve dhe ngritja e disa përmendoreve në sheshin e Shkupit, që sugjerojnë irredentizëm dhe pretendime nacionaliste”, thekson për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist politik.
Sipas tij, në anën tjetër, kryeministri maqedonas, gjithnjë më shumë, me veprimet e veta po e bind opinionin e brendshëm edhe atë të jashtëm, se po i trashëgon veset politike të paraardhësit të vet, i cili duke mashtruar faktorët e vendosjes, përfundoi në humnerë.
“Ndonëse ndërkombëtarët ende nuk ndërhyjnë me ngulmë, madje ende po e mbështesin kryeministrin Zaev, në zotimet e tij për të ndryshuar gjendjen, ekziston frika reale që “historia” të përsëritet, duke shikuar këtë dinamikë të ngadalshme të veprimeve konkrete nga pala maqedonase. Kohë nuk ka shumë, Zaev, nëse vazhdon kështu, pa nxjerr në shesh rezultate konkrete, të has në presionin ndërkombëtar, por një gjë e tillë nuk do të ishte mirë as për Maqedoninë dhe as për faktorin e jashtëm”, nënvizoi Arsllani.
Megjithatë, shton ai, ende nuk janë humbur shpresat, kështu që pritet nga Zaev, menjëherë pas Vitit të Ri të ndërmarrë një ofensivë në këtë rrafsh, të përshpejtojë dinamikën e veprimeve dhe ky kontest i ndërlikuar shumëvjeçar lidhur me emrin, përfundimisht të zgjidhet në vitin 2018, që do t’i hap vendit rrugën për integrim në NATO dhe për të marrë datën për negociata me BE-në.
Ndërsa, gazetari dhe opinionisti Naser Pajaziti thotë nuk jam shumë optimist se gjatë 2018 do ti jepet fund kësaj çështje, pasi që kemi një periudhë që i ngjan 2006 apo 2008, kur ish-qeveria e kaluar ishte entuziaste dhe jepte deklarata pompoze se do të zgjidh këtë problem dekadash.
“Informacionet që burojnë nga diplomatë të vendeve të BE-së se në Shkup thonë se nga Qeveria aktuale ka më shumë fjalë se sa veprime. Qeveria e brishtë e Zaevit mendoj se do të tentojë të bëjë akrobacione për ti ikur zgjidhjes, me arsyetimin se ende i duhet kohë apo fuqi më të madhe pushteti. Duke pasur parasysh faktin se përpara kemi zgjedhjet e reja presidenciale, do të tentohet që në pako të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.Sipas asaj që është e qartë do të kërkohet antëarësimi në NATO me emrin FYROM, që brenda një periudhe të shkurtër të gjendet zgjidhja e emrit, por vështirë se ky propozim do të kalojë tek pala greke”, thotë për Zhurnal, Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist.
Sipas tij, në rast, të dështimit të këtij opsioni dhe sinjaleve negative që do ti marrë Shkupi, Qeveria e Zaevit do të përjetojë filmin e njejtë sikur Gruevski.
“Vendimtare do të jetë vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg në fillim të vitit, ku do të bëhen të qarta qëndrimet e Aleancës, që të lëvizet me hapin e parë, e kjo është ndërrimi i emrit të aeroporit, autostradës së korridorit 10, heqja e përmendoreve si ajo e Aleksandrit dhe Filipit”, potencon Pajaziti./zhurnal/
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?