Topi është në terrenin e fqinjëve që ta bëjnë hapin vendimtar drejt zgjidhjes, ndërsa ne presim, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministër pa portofol Dimitris Xanakopulos në intervistën për televizionin grek “Kontra”.
“Atë që e presim është që udhëheqësia politike në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë ta bëjë hapin vendimtar që përfundimisht të shkojmë përpara drejt zgjidhjes së pranueshme të përbashkët drejt të cilës synojnë edhe të dyja vendet.
Zotin Zaev duhet të përfundojë me aktivitetet e nevojshme politike në brendësi të vendit të tij dhe kjo është ajo që e presim”, thotë Xanakopulos në intervistë.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ai nuk deshi të parashikojë kur do të realizohej biseda telefonike midis Zoran Zaevit dhe Aleksis Ciprasit dhe edhe një herë tha se “asgjë nuk është dakorduar që të arrihet deri te zgjidhja.
Xanakopulos theksoi se Greqia nuk ka kurrfarë presioni, “nëse marrëveshja do të arrihet në mënyrë kohore apo në një mënyrë tjetër “, dhe për këtë thotë se topi është në terrenin e palës tjetër, ndërsa Athina atë që mund ta bëjë është vetëm të presë.
Duke folur për televizionin grek, tha se marrëveshja qartë dhe konkretisht do ta garantojë përfundimin e fazës së ndërrimit të emrit, ndërsa shfaqi bindje se partitë në Greqi vështirë se do të gjejnë argument që mos ta mbështesin zgjidhjen. Xanakopulos i përgënjeshtroi dhe i hodhi poshtë akuzuat nga Demokracia e Re opozitare se synon drejt zgjidhjes që në zëvendësim të fitojë lehtësim borxhit.
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?