Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, është takuar sot në Beograd me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak me të cilët ka diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Selakoviq pretendon se Serbia ka përmbushur shumicën e obligimeve nga dialogu, derisa sipas tij Kosova edhe pas gati nëntë vitesh të arritjes së marrëveshjes, nuk e ka implementuar pjesën kryesore të marrëveshjes, e që Selakoviq thotë se është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Selakoviq e ka hapur edhe temën e zgjedhjeve të ardhshme të Serbisë, duke thënë se duhet të gjendet një zgjidhje, meqë sipas tij, në dy dekadat e fundit serbët në Kosovë kanë votuar dhe votat janë mbledhur me asistencën e OSBE-së./Express/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend