Asnjë kandidat nuk ka paraqitur kandidaturë për kryetar shteti në KShZ

21:10 | 2 Mars 2019
Arbresh.info

Afatet e fundit po afrojnë, por deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor ende askush nuk ka paraqitur kandidaturën në zgjedhjet presidenciale. Nga KShZ thonë se i presin kandidaturat gjatë javës së ardhshme nga ata që kanë mbështetjen e partisë politike, por edhe për ata që ju duhet të mbledhin 10.000 nënshkrimet.

“Afati për mbledhjen e nënshkrimeve skadon më 9 mars ndërsa afati për paraqitjen e listave për kandidaturë në KShZ skadon më 21 mars në ora 24:00. Deri në këtë moment në KShZ nuk është paraqitur asnjë kandidat. Kandidatët për kryetar ose duhet të mbështetur nga 30 deputetë ose duhet të mbledhin 10.000 nënshkrime”, tha Guguçevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri tani e ditur se në garë për kryetar shteti hynë Stevo Pendarovski nga shumica qeveritare dhe Gordana Siljanovska Davkova si kandidate nga OBRM-PDUKM.

Kandidaturën e njoftoi edhe profesori Blerim Reka ndërsa ai ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, por këto parti nuk i kanë 30 deputetë dhe do të duhet të mbledhin 10.000 nënshkrime.

Kandidati për kryetar shteti, Blerim Reka, nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook” falënderoi për përkrahjen që i është dhënë gjatë kandidaturës për president. Ai ju bën thirrje që këtë entuziazëm ta qytetarët ta dëshmojnë edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrime për kandidaturë.

“Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shtetëror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë”, shkruan Reka.

 

Të ngjashme