Për herë të parë pas dy shtatorit të vitit të kaluar, në Maqedoni nuk ka asnjë të vdekur nga coronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.068 testime dhe janë regjistruar vetëm tetë raste të reja.
Prej rasteve të reja 3 janë në Shkup, dy në Tetovë dhe nga 1 në Kërçovë, Ohër dhe Veles. Po ashtu ISHP gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar edhe nëntë pacientë të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 155.536 pacientë, ndërsa prej tyre 149.628 janë shëruar dhe 5.471 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 437 raste aktive./arbresh.info/
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër