Deri më tani nuk është denoncuar asnjë incident apo parregullsi nga ana e partive politike. Institucionet, duke përfshirë prokurorinë dhe Ministrinë e Brendshme, janë në pritje të paraqitjes së parregullsive zgjedhore.
Komisioni i formuar posaçërisht për ndjekjen e parregullsive nga ana e prokurorisë raportoi për disa parregullsi të denoncuara nga ana e qytetarëve deri te Ministria e Brendshme. Krahas rrethit të dytë zgjedhor, në raundin e parë, nga ana e partive politike janë paraqitur tre raste të parregullsive.
“Në afatin brenda dy javëve nga dita e zgjedhjeve përkatësisht 15 tetori deri më 29 tetor të këtij viti janë paraqitur 3 raste në Prokurorinë themelore të Strugës nga ana e partive të ndryshme politike për gjoja kryerjen e veprave penale. E para ishte kundër një personi për vepër penale mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, rasti i dytë ishte kundër një personi për veprën penale, shkelje e lirisë dhe përcaktime të zgjedhësve, dhe rasti i tretë ishte kundër një personi për pretendim se ka kryer vepër penale shkelje e lirisë dhe përcaktime të zgjedhësve”, tha Xhelal Bajrami.
Nga KSHZ gjithashtu thonë se deri në ditën e parë pas mbarimit të raundit të dytë zgjedhor ende nuk ka të paraqitur asnjë rast të shkeljes apo parregullsive zgjedhore. VMRO-DPMNE, Aleanca dhe Besa edhe pse janë ankuar për disa parregullsi, deri më tani nuk kanë parashtruar asnjë ankesë në KSHZ.
“Janë vërejtur dhe janë dokumentuar një numër I madh I parregullsive,indikator për mitmarrje,kërcënime dhe përshirë edhe kërcënime nga ana e policëve”, tha Vllatko Gjorgjev, VMRO-DPMNE.
“Policia në bashkëpunim me ca njerëz të policisë të cilët ishin të shatabit të Merkos kanë shantazhuar dhe kanë blerë votues dhe ato janë në mënyrë masovike dhe videot të cilat kanë dale në opininon janë pasojë e këtij fenomeni”, tha Ziadin Sela, Aleanca për shqiptarët, njofton TV21.
“Mbrëmë në orët e mbrëmjes personat që janë paraqitur si njësiti Alfa por pa u identifikuar, i kanë ndaluar dy aktivistë të koalicionit Aleanca me Besë dhe ua kanë marrë letërnjoftimet ndërsa gjatë paraqitjes së rastit në polici u është bërë presion disa orësh që ta ndryshojnë këtë deklaratë”, tha Faton Fazliu, Lëvizja Besa.
Komisioni i formuar për ndjekjen e parregullsive zgjedhore të zgjedhjeve lokale nga Prokuroria Republikane lajmëroi se janë evidentuar disa parregullsi gjatë procesit votues edhe atë në Shkup, Veles, Shtip, Gostivar, Tetovë, Dellçevë, Koçan dhe Shtip.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...