Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, i cili vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Hazbi Lika, ka thënë se askush s’mund ta bllokojë Ligjin për përdorimin e gjuhëve në këtë shtet, pjesë e të cilit është edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai i ka bërë thirrje presidentit Gjorge Ivanov të reflektojë ndaj ligjit që zyrtarizon gjuhën shqipe.
Lika ka thënë se, pavarësisht prej qëndrimit të presidentit, asnjë institucion tjetër në Maqedoni nuk mund ta pengojë fuqizimin e këtij ligji.
Ai ka bërë me dije se edhe nëse presidenti nuk e dekreton sipas procedurës këtë ligj, ai fuqizohet pa dekretim.
Zëvendëskryeministri Lika ka theksuar se Ligji për gjuhët ka qenë një nevojë dhe e drejtë e patjetërsueshme për shqiptarët e Maqedonisë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...