Ashpërsohen masat kundër Covid-19 në Bosnjë e Serbi

09:06 | 18 Korrik 2020
Arbresh.info

Autoritetet në Serbi e kanë bërë të detyrueshme bartjen e maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet e mbyllura dhe të hapura të vendit, pas shtimit të vazhdueshëm të rasteve me koronavirus. Masat e reja qeveritare për luftimin e pandemisë parashikojnë edhe ndalesën e tubimit të më shumë se 10 personave.

Kufizimet e reja u zbatuan të premten, pasi bilanci i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 19 mijë e 700 persona, teksa ai i të vdekurve në 442. Masa të ngjashme janë zbatuar edhe në Bosnjë-Hercegovinë, ku është shpallur gjendje epidemie.

Me këtë autoriteteve u mundësohet që të zbatojnë kontrolle më të ashpra mbi bizneset dhe individët që nuk e respektojnë bartjen e detyrueshme të maskave. Dhe në rast të shkeljes së kësaj mase, Qeveria ka paraparë gjoba deri në disa qindra euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme