ASHMAA: Të dy punësimet janë për kohë të caktuar për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale

16:57 | 20 Mars 2019
Arbresh.info

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Media, në lidhje me informacionet që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për dy punësime në Agjenci që ka ndodhur gjatë procesit zgjedhor, sot ka reaguar me anë të një deklarate ku sqarojnë se ato janë në funksion të përmbushjes së detyrimit të tyre ligjor për monitorimin e transmetimit të mediave gjatë zgjedhjeve presidenciale.

“Në përputhje me Ligjin, ASHMAA është e obliguar që të monitorojë transmetimin e mediave nga caktimi i zgjedhjeve deri në përfundim të tyre. Duke pasur parasysh numrin transmetuesve, Agjencia nuk ka resurse të nevojshme njerëzore për të zbatuar obligimet e tyre të konfirmuar me Kodin Zgjedhor, për shkak se disa vite më herët në kohën e zgjedhjeve janë angazhuar bashkëpunëtorë të jashtëm për monitorim të programeve si dhe përgatitjen e masave për shkeljet e konstatuara. Angazhimi i këtyre personave është bërë për kohë të caktuar, gjegjësisht deri në përfundimin e aktiviteteve të Agjencisë lidhur me zgjedhjet”, thuhet në reagimin e ASHMAA-së.

Ajo që ka të bëjë me “dy punësimet në ASHMAA të cilët kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor”, konfirmojmë se në bazë të një kërkese të parashtruar më parë nga sektori për çështje ligjore, janë angazhuar dy avokatë. Në të njëjtën kohë, ne informojmë se pas shpalljes së zgjedhjeve më 8 shkurt, shtatë bashkëpunëtorë ishin gjithashtu të përfshirë në monitorimin e programeve, ndërsa pas fillimit të fushatës më 1 prill do të angazhohen edhe 15 bashkëpunëtorë shtesë.

Nga atje thonë se Agjencia është në shërbim të Komisionit për Antikorrupsion dhe se do të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm, menjëherë sapo të kërkohet.

Të ngjashme