Google ADS

ASHMAA Maqedoni do të diskutojë për përmbajtje të palejuar mediatike në “TV Alfa “

20:02 | 7 Qershor 2018
Arbresh.info

Propozim-vendimi për fillimin e procesit për vërtetimin e përmbajtjes së palejuar mediatike në shoqatën tregtare-radiodifuzive “Alfa” Shkup është pika e dytë e cila duhet të diskutohet nga anëtarët e Agjencisë për media në seancën e caktuar për më 12 qershor.

Nuk dihet nëse procedura është spontane ose me kërkesë të ndonjë pale në ankesë.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale në prill vërtetoi përmbajtje të palejuar mediatike në televizionin “24”.

Procedura u zhvillua në seancën e Këshillit në shkurt të këtij viti pas një kërkese të bërë nga një palë bazuar në intervistën e pronarit të operatorit “Robi”. Përmbajtja e palejuar mediatike ligjërisht është e definuar në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuale./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme