Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, Ljupço Kocarev informoi se së bashku me Petar Jovanovskin, kanë studiuar një model përmes të cilit morën pothuajse të njëjtën fotografi me të cilën tani përballemi në realitet për numrin e pacientëve me Covid-19 dhe vdekjet, dhe thekson se numri maksimal i të infektuar me coronavirus në vend pritet të ndodh në fillim të majit me rreth 1.100 të infektuar.
Sipas hulumtimit të tyre, këto rezultate janë më optimiste sesa paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore që parashikojnë që kulmi i epidemisë do të ndodhë në fund të prillit me rreth 2.000 të infektuar.
“Dua të theksoj se modelet, megjithëse nuk janë më të saktat, përmbajnë supozime dhe përafrime, dhe ndërtojnë skenarë të mundshëm, megjithatë, janë një mjet i fuqishëm për të kuptuar pasigurinë dhe për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të duhura”, shkruan Kocarev për portalin “Fakulteti.mk”.
Ai theksoi se numri i personave të infektuar dhe të vdekur të marrë me modelin e tyre janë pothuajse identike me shifrat aktuale.
Modelet e përdorura në ASHAM janë propozuar nga “Imperial College London” dhe “Universiteti Oxford”./telegrafi
Si u njoh me Drilonin jashtë, Lela përballet sy me sy me Leo...
Dy vende në shtëpi në të cilat nuk duhet t’i mbani lulet gja...
Ardon Jashari shpallet futbollisti i ri më i mirë në Zvicër
Lëvizja Vetëvendosje nesër me tubim në Shtërpcë, Kaçanik dhe...
Bajrami: Planifikojmë që investimet kapitale në vit të jenë ...
Kurti: Nga Peja, në 500 mijë zemra për fitoren tonë të madhe